Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërron jetë shefi i zjarrfikësve, Liman Sertolli

 
   

Ka ndërruar jetë shefi i ndërrimit në njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli.

Sertollit ishte themeluesi i parë të njësisë së zjarrfikësve në komunën e Malishevës pas luftës

Njoftimi:

Liman Sertolli, themeluesi i parë i njësisë së zjarrfikësve pas luftës në komunën tonë, ka ndërruar jetë.
Liman, me mjeshtëri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, qëndrove gjithmonë në ballë të çdo stuhie zjarri dhe shpëtove jetën e shumë njerëzve. Nuk e kurseve as shëndetin, as guximin; ia kushtove ditët e tua mbrojtjes së familjeve, fshatit dhe gjithë Malishevës — madje tërë Kosovës.

Humbja jote është një boshllëk i madh për të gjithë ne: për familjen, bashkëfshatarët, shokët dhe kolegët zjarrfikës.
Ndihemi krenarë që patëm fatin të të njohim dhe do të mbetesh gjithmonë shembull i sakrificës dhe i nderit.

Qoftë i lehtë dheu, shpirti yt pushoftë në paqe.
Ngushëllime të sinqerta familjes, njësisë së zjarrfikësve dhe gjithë komunitetit.