Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit, duke lënë pas dy viktima.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:20, ku një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me një reklamë rrugore.

“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.”, njofton policia./rtsh.al/