Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sërish armë në veri të Kosovës/ Dashevci: Puna e policisë nuk po ndalet, nuk ka panik dhe incidente

 
   

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë u shpreh se në Kosovë nuk ka panik pas gjetjes sërish të armëve në veri të vendit.

Dashevci: Puna operative e policisë së Kosovës nuk po ndalet.

Në 4 komuna matanë lumit Ibër, duke marr parasysh se me çfarë është përballur Republika e Kosovës dhe gjithmonë po mbeten ato copëzat e atyre terroristëve ose kriminelëve që e kanë cënuar sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht kohë pas kohe gjendet edhe armatim sipas informatave inteligjente që i posedon policia.

Në fakt panik nuk ka në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.

Sepse siguria e brendshme mbretëron paqësisht.

Nuk ka incidente etnike.