Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rinor Retkoceri – zë shprese për Lipjanin e ardhshëm

Kandidati për Asamblenë Komunale të Lipjanit, Rinor Retkoceri, nga fshati Llugagji, zë i së ardhmes dhe shpresës për Lipjanin.

Rinor Retkoceri i ka kryer studimet master në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

MGID Paragrafi 2

Përveç angazhimit akademik ka qenë edhe hendbollist aktiv në Klubin “Ulpiana” në Lipjan, klub i cili aktualisht është kampion i Kosovës.

Në jetën politike Rinor Retkoceri ka ushtruar detyrën e kryetarit të Rinisë së PDK-së së Lipjanit, kurse aktualisht është nënkryetar i Degës së PDK-së në Lipjan.

Moneytizer Paragrafi 4

Andaj, Rinor Retkoceri është zëri më sublim i shpresës së Lipjanit të ardhshëm, meqë edhe është kandidat për Asamblenë Komunale të Lipjanit.

Rinor Retkoceri përfaqëson një vizion të ri politik për komunën më me perspektivë në Republikën e Kosovës, si një zë i fuqishëm i politikës së ardhshme, duke qenë i guximshëm me ide dhe me një bagazh të madh politik në jetën shoqërore.

Sidoqoftë, në punën e vet të deritashme ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe lidership të lartë, andaj mbështetja e tij është mbështetje për Lipjanin e së ardhmes.

Rinor Retkoceri garon me numrin 29 të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Artikull i sponzorizuar