Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E njohu Palestinën, këshilltari i Laburistëve kërkon nga Spanja njohjen e Kosovës

 
   

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.

Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.

Postimi:

“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës.

Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.

 Image
 Shkrimet në X, të Reg Pula dhe Pedro Sanchez