Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, tha se vendi i tij po u bashkohet kombeve të tjera në njohjen e shtetit palestinez për t’i dhënë botës një “sinjal të fortë politik dhe diplomatik”.
Ai shtoi se njohja ligjore e një shteti palestinez mund të vazhdojë vetëm “pasi të jenë liruar të gjithë pengjet dhe të gjitha organizatat terroriste si Hamasi të jenë larguar nga qeverisja e Palestinës”.
Marrëdhëniet diplomatike do të kryhen sapo të arrihen objektivat e Deklaratës së Nju Jorkut.
Kryeministri i Maltës, Robert Abela, tha poashtu se vendi i tij po njeh gjithashtu shtetwsinw palestineze.
“Më lejoni të filloj duke deklaruar qartë dhe pa mëdyshje se Republika e Maltës është krenare që konfirmon njohjen tonë zyrtare të shtetësisë palestineze”.
Ai shtoi se Malta mbështet të drejtën e Izraelit për të ekzistuar së bashku me një shtet demokratik palestinez dhe se një zgjidhje me dy shtete do të ishte “rezultati më i keq i mundshëm” për Hamasin.

