Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takohet me Ruge: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në NATO

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Osmani përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ka theksuar se Kosova mbetet e vendosur për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.

Postimi i plotë:

Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.