Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Plagosje në fshatin Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

Një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër.

MGID Paragrafi 2

Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.

“Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, tha Elezaj.

Artikull i sponzorizuar