Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hajdaj nga “Guxo” – PDK-ja po mbahet gjallë vetëm përmes krizave dhe kësaj partie

 
   

Anëtari i Listës “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përpiqet të rikthejë veten në skenë politike vetëm përmes krizave të fabrikuara dhe sondazheve të porositura.

Ai tha se “rrëzimi i perandorisë së frikshme të PDK-së” është bërë i mundur falë vetëdijesimit qytetar dhe lidershipit aktual, duke e akuzuar këtë parti për mashtrime, plaçkitje e lidhje me krimin e organizuar.

Sipas tij, Serbia po financon media dhe opinonistë në Kosovë për të mbajtur gjallë propagandën anti-shtet, ndërsa opozita, sipas tij, nuk ka interes për stabilitet politik e ekonomik.

Ai shtoi se PDK-ja po mundohet të manipulojë opinionin publik me ndihmën e aleatëve të saj dhe propagandës ndërkombëtare.

Shkrimi i plotë:

RRËZIMI I PERANDORISË SË FRIKSHME TË PDK-SË

– Mbajtja e saj në këmbë mund të bëhet vetëm përmes LDK-së

Fakti që kohët e fundit kemi shumë sondazhe të porositura – fake sondages – që po përhapen nga opionistet dhe portalet e porositura të PDK-së me vartësit e vet në Kosovë.., kjo tregon qartë dobësinë, frikën dhe pafuqinë e tyre për t’i bindur ndryshe bashkëqytetarët tanë në Kosovë dhe jashtë saj, se elektorati i tyre është në “rritje e sipër.”

Pra, avazi i tyre i mashtrimeve po vazhdon edhe sot sikurse para referendumit të 14 shkurtit me 2021 dhe 9 shkurtit 2025. Ajo çka po kuptohet sot, shumë qartë, është se opozitës nuk po i intereson asnjë stabilitet politik e ekonomik në Kosovë…, duke krijuar situata që të mbijetojnë vetëm përmës krizave qeverisëse, kështu për tu arsyetuar dhe krijuar përshtypje falls para bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, se e kanë rikthyer “besimin” tek elektorati i vet.

U deshtë një vetëdijesim i madh i popullit për t’i sjell dy lider të guximshëm të kohës në krye të shtetit, për të bërë të mundur rrëzimin e perandorisë së vjetër të PDK-së, që u patë ngritur përmes mashtrimeve, plaçkitjes, krimit të organizuar, vrasjeve e deri tek tradhtia ndaj një pjese të territorit sovran të Kosovës.

Mashtrimet e tyre, duke keqpërdorë raste të “krizave” të pa qena qeverisëse…, sikurse ato që ishin: E pandemisë; grevat e mësimdhënësve nga SBASHK që keqpërdoreshin nga PDK; e veteranëve; Gjykata Kushtetuese; Gjykata Speciale; amerikanizmi…, të gjitha ato kishin për qëllim: rrëzimin e qeverisë që u zgjodh me votën demokratike popullore.

Sigurisht, rol të madh në këtë fushatë mashtruese të PDK-së dhe vartësve të saj që po shpërndahet gjithandej në Kosovë, ka edhe Serbia që ka investu miliona euro tek disa mediume dhe ashtuquajturit “gazetarë ” në Kosovë, për të mbajtur gjallë fushatën e saj anti pavarësisë dhe sovranitet të Republikës së Kosovës.

Këtë fushatë agresive dhe mashtruese e pamë edhe me rastin e mbajtjes së sesionit të OKB dhe vizitës së Presidentes sonë në SHBA, ku Vuqiqi dhe argatet e tij, ishin në kordinim të plotë me njëri tjetrin për të zhvilluar propagandë kundër Kryeministrit, Presidentes dhe MPJD, e veçmas për të krijuar përshtypje të rrejshme pranë bashkësisë ndërkombëtare se qeveria Kurti po ushtron “dhunë ” mbi pakicën serbe në Kosovë.