Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në Nju Jork: Takim me kryeministrin belg për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në njoftimin e tij, Kurti ka theksuar se Belgjika është partnere e rëndësishme për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ai rikujtoi ngritjen e ambasadës belge në Prishtinë vitin e kaluar, vendimin për dërgimin e atasheut të mbrojtjes, si dhe nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit të Përbashkët mes dy ministrive të mbrojtjes.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e raporteve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit në BE e NATO.

Postimi i plotë