Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Dëshmi e gjenocidit serb që ende pret drejtësi

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Abrisë, të kryer më 26 shtator 1998 nga forcat serbe në Abri të Epërme.

Në këtë masakër u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, mes tyre fëmijë vetëm 2-vjeçarë dhe pleq deri në moshën 94-vjeçare.

“Sot përulemi me dhimbje e respekt para tyre dhe para dëshmorëve të UÇK-së të fshatrave Abri, Negroc e Vuçak, të cilët ranë për liri.

Kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocidit dhe egërsisë së regjimit kriminal të Serbisë, që ende pret drejtësi. Kujtimi për martirët e Abrisë qoftë i përjetshëm!”, ka theksuar Osmani.