Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si arriti Kosova gjatë viteve 90’ta, pa shtet, ta marrë mbështetjen e senatorit Bob Dole?

 
   

Lidershipi kosovar i viteve 90-ta, pa ambasadë në Uashington, derisa po përballeshin me zullumin e regjimit të Millosheviqit, kishte arritur që paraprakisht ta sillte në Prishtinë një prej figurave më të rëndësishme politike në Amerikë.

Senatori Robert Joseph Dole, i njohur si Bob Dole, vizitoi Kosovën për të parë nga afër vuajtjet e shqiptarëve nën Jugosllavi.

Protestat popullore jashtë Hotelit Grand dëgjoheshin brenda diskutimeve të lidershipit kosovar me senatorin amerikan Bob Dole.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e kishte quajtur senatorin Dole “Engjulli Gabriel” për shqiptarët e Kosovës.

“E kam quajtur “Engjulli Gabriel” për faktin se vizita e tij e përçoi një mesazh dhe tonet e murrën një mesazh. Ai përçoi një mesazh për Serbinë dhe popullin e Kosovës dhe një mesazh e mori lidershipi i Kosovës shumë serioz i asaj kohe. Ju e keni pa në qoftë se hyni në internet janë incizimet; ai thotë se a pajtoheni ju me këto që i dorëzoi Rugova, ndjesë pastë-dytë. Ai në emër të krejt intelektualeve, forcave politike-shoqërore-intelektuale të Kosovës  parashtroi qëndrimin. Atëherë ishte Jugosllavia akoma pa u prishur dhe ai e dha një pozicion dhe i  thoshte të gjithëve që përputhej me atë që i thotë si quhej ai komunisti që ishte guvernator i Kosovës—Trajkoviq. Trajkoviqin e kishte vendosur Millosheviqi me e prit dhe i tha se demokracia do të vjen në Kosovë deshët ose s’deshët. Ai thoshte me cinizëm ‘edhe ne jemi për demokraci. I kemi dëgju ne ato “për sundim të ligjit” e do të thotë këndej dhuna ishte në maksimum. Ai mesazh ishte ky: që Kosova duhet të artikulojë që përputhet edhe me … që ma vonë i ka botu për shembull Warren Zimmermann ose James PardeW, ose Holbrooke, ose Medeleine Albright ose gjithë këta, ose Dioguard”, tha Hasani.

Derisa takimi po zhvillohej në Hotelin Grand, jashtë policia serbe mori një aksion për ta zmbrapsur masën.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Faik Rexhepi që për dallim prej tjerëve s’luajti vendi, duke mundësuar realizimin e një fotografie epike për t’u skalitur përgjithmonë në vepër arti si histori për brezat e rinj.

Senatori Dole doli jashtë për t’i parë me sytë e tij këto skena dhune që po i bënte regjimi i Millosheviqit.

Bob Dole, atëkohë një prej figurave më të mëdha në Partinë Republikane, garoi në zgjedhje presidenciale të vitit 1996 kundër William Jefferson Clinton, edhe ky një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, i njohur si Bill Clinton.

Por si arriti Kosova pa institucione të njohura zyrtarisht të marrë mbështetje nga dy kandidatët për president në Amerikë?

Ndërsa sot, me ambasadë në Uashington, Kosova gjendet nën sanksione dhe penalizohet nga Amerika duke pezulluar dialogun strategjik, si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.

Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.