Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

 
   

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta.

Përmes një postimi në Facebook, FSK thotë se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve.

“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.

FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet tutje në njoftim.