Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump pritet të takojë kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë (vizita e tij e katërt që nga janari) në orën 11:00 koha lindore.

Pas takimit pritet të mbahet një diskutim dypalësh dhe drekë që do të vijojn më pas, të cilat do të kulmojnë me një konferencë shtypi.

Trump pretendoi përsëri të dielën se është në prag të një përparimi në negociatat për një armëpushim në Rripin e shkatërruar të Gazës, edhe pse Izraeli vazhdon ofensivën e tij.