Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump: Mbështetje totale për Netanyahun të “përfundojë punën” nëse Hamasi refuzon planin për paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryeministrin izraelit, ka thënë se do të mbështeste Netanyahun dhe Izraelin në shkatërrimin e Hamasit nëse grupi palestinez e refuzon propozimin e paqes.

“Nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, gjë që është gjithmonë e mundur – ata janë të vetmit që kanë mbetur, të gjithë të tjerët e kanë pranuar atë, por kam një ndjenjë se do të kemi një përgjigje pozitive”, tha Trump.

“Por nëse jo, siç e di, Bibi, do të kesh mbështetjen tonë të plotë për të bërë atë që do të duhet të bësh.”