Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ende nuk dihen shkaqet e bastisjes së shtëpive të shqiptarëve në Bujanoc, nga xhandarmeria serbe

 
   

Më herët gjatë ditës u raportua se në fshatin Konçul të Bujanocit, xhandarmeria serbe ka zhvilluar një aksion bastisjeje në dy shtëpi të shqiptarëve.

Banorët e shqetësuar kanë informuar organet dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke pohuar se nuk iu është lejuar të afrohen pranë shtëpive, gjatë momentit kur po ndodhte bastisja.

Kryetari i Këshillit, Enkel Rexhepi, ka pohuar se ende nuk kanë informacione të detajuara rreth bastisjes.

“Nuk kemi akoma asgjë të re. Ende janë ato informacione” deklaroi Rexhepi.

Kujtojmë se Konçuli është fshat i banuar kryesisht me shqiptarë, e që gjendet pranë pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.