Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori i Malit të Zi vizitoi Policinë e Kosovës

 
   

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim zyrtar ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Bernard Çobaj.

Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë, bashkëpunimin policor dhe forcimin e koordinimit ndërkufitar.

Drejtori i përgjithshëm Hoxha falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e Malit të Zi.

Njoftimi:

Me datën 30.09.2025 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim zyrtar ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë z.Bernard Çobaj.

Ky takim u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, gjatë të cilit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor dhe ndërkufitar.

Me këtë rast gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u angazhuar dhe për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e Malit të Zi.