Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

 
   

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në një takim zyrtar kryeprokurorin e Strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , Altin Dumani nga Shqipëria.

Hoxha e njoftoi për punën, angazhimet profesionale  të PK-së kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë.

“Në anën tjetër z. Dumani falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi lart gatishmërinë për të ndarë përvoja dhe ide të vlefshme me interes të përbashkët.

Të dy palët u zotuan se do të vazhdojnë angazhimin me seriozitet dhe përkushtim, duke identifikuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e PK-së.