
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu ka dhënë dorëheqje vetëm një ditë pasi që emëroi qeverinë dhe më pak se një muaj në pozitë, duke e lënë vendin në një krizë politike të thellë.
Presidenca franceze tha në një deklaratë të hënën se Presidenti, Emmanuel Macron e ka pranuar dorëheqjen e tij, raporton AP.
Lecornu kishte zëvendësuar paraardhësin e tij, François Bayrou, duke u bërë kështu kryeministri i katërt i Francës brenda një viti.
Ministrat e emëruar vetëm natën e kaluar u gjendën në situatën e çuditshme të bërjes ministra të përkohshëm – të mbajtur në detyrë vetëm për të menaxhuar punët e përditshme derisa të formohej një qeveri e re – përpara se disa prej tyre të ishin emëruar zyrtarisht në detyrë.