
Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci, tha se nuk e ka ofenduar në debat Airian Tahirin.
Ai në Pressing në T7, tha se nuk është arrogant dhe Tahirit i është drejtuar me “çun”.
“Unë kurrë në jetë nuk jam arrogant. E dyta, nuk ju kam drejtuar me atë epitet, tashmë ekziston edhe një vendim i PZAP që ne e kemi fituar rastin…Nuk i kam thënë unë ndryshe, i kam thënë jo mor çun”, tha Peci.
Peci tutje tha se po t’i drejtohet dikush në moshë më të madhe me epitetin “çun” do të ndihej mirë sepse është më i ri se pala tjetër, shtoi ai.