2
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë.
Atje është qëlluar me armë zjarri, zyrtari i BDI-së Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.
Moneytizer Paragrafi 2
Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
TV 21 në Maqedoninë e Veriut, i ka publikuar momentet kur zyrtari i BDI-së u qëllua.
Moneytizer Paragrafi 4
Aty shihet se si një person i maskuar, i cili i afrohet me armë në dorë veturës me të cilin lëvizte Zekirija Shaini, dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Aktualisht, policia po punon në kapjen e të dyshuarve dhe në zbardhjen e rastit.
Artikull i sponzorizuar
Zyrtari i BDI-sëZekirija ShainiAtentati në Kumanovë