Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

 
   

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në bazë të ligjit për publikimin e të dhënave të personave të zhdukur, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin e një personi të zhdukur.

Personi i zhdukur është Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 07.02.1954, nga fshati Ujmir, Komuna e Klinës.

Ai është shpallur person i zhdukur dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e personit të zhdukur të paraqiten menjëherë në stacionin më të afërt policor ose të kontaktojnë përmes numrave dhe adresës elektronike:

“Kontakti me Policinë e Kosovës 192 (numër emergjent), 0800 19999 (linjë falas), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. E-mail: [email protected] Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë jetik në ndihmën për gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.