Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj rrëfen momentin nga përurimi i shtatores së heroit Yll Morina: “Më tradhtoi loti sot”

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Gjatë ditës së sotme, në Gjakovë u përurua shtatorja e shokut të Haradinajt, heroi Yll Morina ku edhe Haradinaj ishte i pranishëm. Në ndërkohë në media, qarkulloi një foto e Haradinajt, ku u pa se ishte duke lotuar përderisa u përurua shtatorja e shokut të tij.

Haradinaj tregoi rreth këtyre emocioneve dhe pse i rrodhën lotët gjatë përurimit të shtatores. Haradinaj tha se më tradhtoi loti sot.

Ramush Haradinaj tregoi se shoku i tij, Yll Morina ka qenë i plagosur kur ka rënë në dorë të armikut dhe qëllimi i tyre ka qenë që të mos e lënë shokun e tyre atje.

Haradinaj gjithashtu tregoi se se forcat serbe e kanë torturuar vazhdimisht Yll Morinën, dhe është e vështirë të flitet për të. Ai tha se forcat serbe e kanë verifikuar Morinën si një luftëtarë të fortë, prandaj edhe kanë vazhduar me tortura ndaj tij.

Pavarësisht se ka qenë i robëruar nga armiku, Haradinaj tha se Morina e ka qëndruar i fortë dhe e ka ruajtur krenarinë e tij deri në fund të jetës.

Haradinaj gjithashtu theksoi se, gjithherë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka fituar ndaj serbëve, ata e kanë torturuar Morinën për qëllime hakmarrëse. Ai tha se e kanë operuar vazhdimisht vetëm për ta dëmtuar, deri sa ka vdekur.