Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbrojtja e mjedisit prioritet i Prokurorisë Themelore

 
   

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbajtur takim me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, shoqërisë civile dhe përfaqësues të EULEX-it, që monitorojnë mbrojtjen dhe degradimin e natyrës.

Takimi, i udhëhequr nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe koordinatori i veprave penale kundër mjedisit, prokurori i shtetit Dorjan Juniku, kishte për qëllim ngritjen dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe intensifikimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e personave që degradojnë natyrën, me qëllim të vënies së tyre para përgjegjësisë penale.

Gjatë takimit u diskutua për identifikimin e prioriteteve për veprimet e përbashkëta të secilit institucion përgjegjës, përfshirë fushat e përbashkëta inspektuese dhe ngritjen e vetëdijesimit publik për mbrojtjen e mjedisit.

Po ashtu, u theksua nevoja për mekanizma të koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve, si dhe për procedurat që lidhen me trajtimin e rasteve të ndotjes së ambientit, prerjeve ilegale dhe veprimtarive tjera të ndaluara.

Në fund të takimit u nxorën konkluzione të përbashkëta, të cilat do të shërbejnë si obligime për veprimet e ardhshme deri në takimin e radhës.