Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

 
   

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin e përbashkët “Export Join Operation Plan” me vendet e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Trajnimi synon përgatitjen e oficerëve për planifikim në nivel operacional dhe i aftëson studentët që të operojnë në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një Shtab të përbashkët.

Oficerë të FSK-së, pjesë e trajnimit “Export Join Operation Plan” me vendet e Ballkanit Perëndimorë

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e trajnimit të përbashkët “Export Join Operation Plan”, me vendet e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me qëllimin të përgatitjes së Oficerëve për planifikim në nivel operacional, kursi synon të përgatisë studentët që të jenë në gjendje të operojnë në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një Shtab të përbashkët”, thuhet në njoftim.