
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, me të cilin ka folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe SHBA-së.
“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të takoja Sh.T. Z. Mike Huckabee, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael,” ka thënë Demiri.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet e veçanta dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe SHBA-së.
“Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan,” ka shtuar Demiri.