Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit – mbështetje për Petrit Hajdarin në Drenas

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, kanë reaguar publikisht në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.

Në postimin e deputetit Abelard Tahiri, ku ai vlerësonte vizionin dhe energjinë e re që po e sjell Petrit Hajdari në Drenas, Endriti dhe Klestori kanë bërë “like” në Facebook dhe “zemër” në Instagram, duke dhënë sinjal të qartë për rreshtimin e tyre politik e emocional pas kandidatit të ri të PDK-së.

Moneytizer Paragrafi 2


Ky veprim është interpretuar si shenjë uniteti brenda familjeve të themeluesve të PDK-së dhe si mbështetje e fuqishme morale për Hajdarin, në kohën kur fushata po hyn në fazën e saj vendimtare.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar