
Gazetari Besnik Tahiri po qëndron në veri të Mitrovicës, për të përcjellë nga afër gjithçka që lidhet me procesin e votimit.
Tahiri bëri me dije se aty po kandidojnë nëntë kandidatë, dy shqiptarë e shtatë serbë.
“Njëri nga ata tash e disa javë po fle në një tendë në Jarinjë në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Ai është i ikur nga Kosova pasi po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.
Në një pronë të tij, në fshatin Varagë policia kishte gjetur armatim. Prokuroria Speciale e Kosovës po e kërkon atë për ta marrë në pyetje, por ai po i ikë kontaktit me institucionet e Kosovës”, tha gazetari.