Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Votimi po ecën pa pengesa edhe në Rahovec dhe Malishevë

 
   

Sot, më 12 tetor 2025, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale edhe në Komunën e Malishevës dhe Rahovecit.

Sipas raportimeve nga terreni, shumica e qendrave të votimit janë hapur në kohë dhe pa pengesa, duke shënuar kështu fillimin e procesit të votimit për qeverisjen e ardhshme lokale.

Në Malishevë, procesi duket se po zhvillohet i qetë dhe pa probleme, njësoj si edhe në Rahovec, ku deri tani nuk janë raportuar vonesa.

Atmosfera në të dy komunat sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, fillimisht po vlerësohet e qetë dhe demokratike, me prezencë të vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në shumicën e vendvotimeve.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Malishevë është afër 59 mijë, me gjithsej 35 qendra të rregullta votimi dhe 74 vendvotime.

Ekziston edhe një qendër votimi me kusht, me gjithsej një vendvotim.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i votuesve në Rahovec është rreth 62 mijë, me gjithsej 34 qendra votimi dhe 77 vendvotime.

Gjithashtu, ka një qendër votimi me kusht, me gjithsej një vendvotim.