Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK thotë se tre persona u arrestuan në Drenas për fotografim të votës

Tre persona janë arrestuar në një qendër votimi në Drenas.

Kështu njoftoi në një konferencë për media, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Moneytizer Paragrafi 2

“U njoftova nga dega jonë në Drenas, se falë intervenimit të vëhguesve tanë në një qendër votimi për fotografim të votës. Kur të kemi detaje, do t’ju njoftojmë”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo theksoi se sipas të dhënave procesi po zhvillohet kryesisht mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Qytetarët po dalin të votojnë dhe po e marrin në duart e tyre drejtimin e qeverisjes së tyre komunale. Siç kemi theksuar gjithmonë, qeverisja komunale është qeverisja më e rëndësishme për qytetarët. Në nivelin lokal përcaktohet cilësia e jetës së qytetarëve”, tha ajo gjatë konferencës.

Çitaku bëri thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

“Të votojnë me përgjegjësi, bindje dhe shpresë. Të votojnë për të ardhmen që e duan dhe që e meritojnë. Katër vjet janë një jetë”, theksoi ajo.

“Ne besojmë në qytetarët e Kosovës”, shtoi ajo./ Klankosova

Artikull i sponzorizuar