
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona të përfshirë në incidentin me armë zjarri në Komoran.
Flora Ahmeti nga policia rajonale Prishtinë, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se nuk ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasur të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast”, tha Ahmeti.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.