
Një garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë, ku diferenca mes kandidatëve kryesorë ndryshoi vazhdimisht me çdo përditësim të rezultateve.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të 98.10% të vendvotimeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri ka kaluar lehtë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci
Aktualisht, Tahiri ka 47,89% apo 15,368 Vota, ndërsa Faton Peci 47,80%1 apo 15,340 Vota – një diferencë prej vetëm 28 votash.
Kandidati nga LDK është i treti me 3,57% apo 1,146 Vota dhe ai nga AAK 0,74% apo 237 Vota.