
Analisti Rron Gjinovci ka vlerësuar se këto zgjedhje komunale janë ndër më të suksesshmet për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se nga tetë komunat kryesore ku zhvillohet gara — Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji dhe Podujeva — Vetëvendosja ka fituar Podujevën dhe është në balotazh në shumicën e të tjerave, me gjasa reale për fitore në disa prej tyre.
Sipas tij, rezultati mund të sjellë fitoren e VV-së në “3 ose 4 komuna me rëndësi”, përfshirë Prishtinën.
Gjinovci gjithashtu kritikoi disa studio televizive, duke i quajtur “plot me njerëz të shfrenuar nga ekzaltimi i rrenave të tyre”.
Postimi i plotë:
Vetëvendosja kurrë nuk ka performu ma mirë në naj garë të zgjedhjeve komunale.
Janë 8 komuna për të cilat bëhet lufta, apo jo? Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji dhe Podujeva.
Podujevën e ka fitu VV, Ferizajin e ka fitu PDK. Në të gjitha të tjerat VV është në balotazh, me gjasa reale me fitu Gjilanin, Prishtinë, Mitrovicën. Pra ndodh që nga këto zgjedhje del me 3 apo 4 nga komunat me randësi të fitume. Nëse i fiton 4, i bjen që i fiton 50%. Për ma tepër Prishtina ka randësi të veçantë.
Kshtuqë mos i ngoni hibridat se promë shpifja e rrena e kanë mrri kulmin, studiot kanë qenë përplot me njerëz të shfrenum prej ekzaltimit të rrenave të tyne. Shfrytëzojeni rastin me kuptu që nuk duheni me i kqyrë ma emisionet e tyne perverse.