
Kurti fton organet e drejtësisë të merren me Exit Poll-et për rezultatet për Mitrovicën e Jugut
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar organet e hetuesisë që të hetojnë Exit Poll-et e publikuara për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut. Ndërsa, teksa komentoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetor tha se ato treguan se Vetëvendosje është forca kryesore politike edhe në nivelin lokal.
Kurti në një konferencë për medie sot tha se LVV ka fituar në tri komuna pa balotazh dhe me votat e diasporës gjasat janë që edhe në Gjilan të jetë fituese pa balotazh.
Rezultatin e mbrëmshëm zgjedhor e konsideroi dhuratë e popullit të Kosovës për 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti: 12 tetori tregoi se LVV është forca kryesore politike edhe në nivel lokal
“Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve preliminare Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime me votat nga diaspora mund të dal që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh që i bie që në katër komunat ku kemi qeverisur në këto katër vitet e fundit kemi fituar pa balotazh, ndërsa jemi në 12 nga 17 komunat sa kanë shkruar gjithsej në balotazh nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty….02/56Këto rezultate tregojnë qartë se Lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në Kosovë edhe në nivel lokal. Kjo është dhurata më e çmueshme dhe urimi më i mirë që e kemi marr nga populli i Kosovës në këtë 20 vjetor të LVV”, deklaroi lideri i LVV-së.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë Exit-Pollet e mbrëmshme për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut për çka tha se nuk bëhet fjalë për huqje, por ndërhyrje flagrante.
Kurti: I ftoj organet e hetuesisë të merren me exit pollet për Mitrovicën
“Ajo çfarë ndodhi më 12 tetor për raportimet për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit Poll-et e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes gabim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjeshtë një huqje, por kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integritetit dhe integriteti dhe sigurisë të shtetit tone. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë që të merren me këtë çështje”, tha Kurti
Ndonëse rezultatin e mbrëmshëm e konsideron të kënaqshëm, Kurti u shpreh i bindur që partia e tij do të dal fituese në të gjitha komunat ku kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje janë në balotazh.
Sipas liderit të Vetëvendosjes para balotazhit do duhet një analizë e rezultatit zgjedhor për të parë pastaj mundësinë e ndonjë bashkëpunimi ap koalicioni me PDK-në apo partitë e tjera në Prishtinën.
Kurti: Nga sot i përvishemi punës për balotazh
“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë. Nga sot i përvishemi punës për balotazh. Synimi ynë është i qartë, që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna dhe të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë të cilën qytetarët e meritojnë dhe që komunat tona të ecin përpara me zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi…07’11Neve na nevojitet që sot dhe nesër ta bëjmë një analizë gjithpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultatit zgjedhor dhe raportit të rezultatit zgjedhor me fushatën që bëmë vetëm pas kësaj analize do t’i bëjmë planet dhe përgatitjet e duhura për rrugën përpara gjithnjë në bashkëpunim aq të ngushtë me kandidatët që i kemi në balotazh”, deklaroi Kurti.
Kosova dje përmbylli procesin e zgjedhjeve lokale. Nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, 811 mijë e 984 prej tyre votuan duke përfaqësuar 40.10% pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale në nivel vendi.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit Lëvizja Vetëvendosje Lëvizje Vetëvendosje do të jetë në garë në balotazh për 12 komuna nga 20 që shkojnë në rund të dytë, në bazë të rezultateve nga numërimi i më shumë se 90 për qind të votave. Ndërsa, pa balotazh ka fituar në Kamenicë, Podujevë e Shtime sipas rezultateve të deritashme.