Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastrati e pranon rezultatin e zgjedhjeve: I urojmë fitore kryetarit, duam të ketë suksese

 
   

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati sonte në “Edicionin Special” tha se pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai madje u shpreh se i urojnë fitore kryetarit, derisa tha se kanë dëshirë që të ketë sukses.

“Ne e pranojmë këtë rezultat, i urojnë kryetarit fitore. Sinqerisht kemi dëshirë me pas sukses, sepse komuna e Kamenicës është një komunë që po ka shumë ngecje në zhvillim, po ka shumë largim të popullësisë dhe shumë probleme tjera”.

“Ka nevojë që të bëhet shumë më shumë sesa vetëm administrim i komunës”, u shpreh tutje Kastrati.