Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet rreth planit për formimin e qeverisë: I kemi më shumë se dhjetë ditë..

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë prej partive politike për formimin e qeverisë së re. Derisa kanë mbetur edhe 12 ditë afat për formimin ekzekutivit, Kurti theksoi se po e bëjnë një plan për një gjë të tillë në ditët në vijim, shkruan KosovaPress. 

Lideri i LVV-së është mandatuar për kryeministër nga presidentja Osmani më 11 tetor. Afati i fundit për të thirrur seancë plenare për votim të qeverisë është 26 tetori.

E këto ditë Kurti tha se ka qenë shumë i angazhuar me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Kurti: : Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan

“Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat në komuna me rezultatin që kemi arritur në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende të zhvilloj ato komunikime, por po e bëjmë një plan për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha ai.

Këto komente ai i bëri të martën pasi mori pjesë në lansimin e menaxhimin kolektiv të të drejtave të muzikës.