Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kjo është kandidatja nga partia e Ramiz Lladrovcit që ka marrë 1,988 vota

 
   

Deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit për Drenas janë numëruar 15 prej 73 kutive të fletëvotimeve për asamble komunale, që përbën rreth 20.55% të votave të numëruara.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, nga lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, bartësja e listës, Laureta Thaçi, kryeson me 1,988 vota.

Pas saj renditet Ekrem Elshani me 311 vota, ndërsa më pas është Anjeza Kurtaj me 152 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidati më i votuar për asamble komunale është Driton Ajvazi me rreth 1,900 vota.

Në vendin e dytë në këtë listë është Zeqir Hasi me 176 vota, që ka 6 vota më shumë se Arigon Sinani, i cili ka marrë 170 vota.

Ndërkaq, rezultatet preliminare nga të gjitha komunat janë të qasshme në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku po përditësohen vazhdimisht.