Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

 
   

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, Emisaren e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Osmani bëri të ditur se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë.

“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të agjendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Sipas të parës së vendit, zgjedhjet dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.