Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fahri Xharra paralajmëron: Po na e kthejnë Serbinë në veri të Kosovës, nesër do kërkojë tërë Kosovën, e më pas do t’i sulet…

 
   

Opinionisti i njohur Fahri Xharra ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike dhe, siç thotë ai, për “luftën e organizuar” që po synon kthimin e ndikimit serb në veri të Kosovës.

Në postimin e tij, Xharra shkruan se deri më tani sharjet dhe akuzat mes partive politike i kishte konsideruar si pjesë të “luftës zgjedhore”, një fenomen i zakonshëm në Kosovë, Maqedoninë shqiptare dhe Shqipëri. Mirëpo, sipas tij, programet e fundit televizive kanë zbuluar që pas këtyre përplasjeve fshihet një qëllim shumë më i rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Deri më tani , shpifjet, sharjet ndërmjet partive i kam konsideruar si “luftë zgjedhore”, një llojē i njohur për Kosovē , Maqedoni shqiptare dhe Shqipëri.

Me programet e porositura të fundit doli në pah e vërteta, që ështē njē luftē e organizuar të kēthehet Serbia në Veriun e Kosovēs, ashtu si ç’ ishte e paraparë viteve te hershme tê Kosovēs së pasluftes.

Nëse Serbia këthehet, nuk këthehet si doni ju, por ajo do tē kërkonē Kosovēn në teresi dhe pastaj i sulët Shqipērisē..

Ju që e doni Serbinē në Kosovē, ta dini se Kosova ka edhe burra gra tjera që i dalin zot Atdheut