Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

DASH përfshin Kosovën dhe Serbinë në listën e tetë luftrave të ndaluara nga Trump

 
   

Departamenti i Shteti  edhe një herë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ndër luftërat që ka ndalë Presidenti Amerikan , Donald Trump është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

Në listën e tetë luftërave që Trump sipas DASH-it i ka ndalë për tetë  muaj e dyta përmendet ajo e Kosovës dhe Serbisë  që pason atë të Kamboxhias dhe Tailandës, shkruan portali rtv21.tv

Derisa si lufta e fundit e ndalur sipas DASH-it nga Trump është ajo Izrael Hamas.

 Image
 Foto nga DASH 
 

Edhe Trump për disa herë e ka potencuar gjatë këtyre muajve se ka parandaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Një deklaratë e tillë është pohuar edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.