Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Daut Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime në procesin zgjedhor në Junik.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar hetim urgjent nga organet e drejtësisë. “Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai ka shtuar se “Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut”.

Sipas tij, një veprim i tillë “përbën vepër penale dhe si i tillë duhet urgjentisht të hetohet”.

Moneytizer Paragrafi 4

Deputeti i AAK-së ka kërkuar gjithashtu që “KQZ ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”.

Artikull i sponzorizuar