Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Kurorëzohet “The Miss Globe 2025”! Tajlandezja Chayathanus Saradatta shpallet vajza më e bukur

Tajlandezja Chayathanus Saradatta u kurorëzua “The Miss Globe 2025”.

Një spektakël magjik, i cili u zhvillua drejtpërsëdrejti mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, dhe u transmetua përmes ekranit të televizionit kombëtar Vizion Plus.

Më të bukurës së globit ju dorëzua kurora që do të mbajë përgjatë gjithë vitit nga ish-missi kolumbian Diana Moreno.

Mes vajzave pjesëmarrëse shoqëruesja e parë e Miss Globe u shpall e bukura Valentina Gegprifti nga Shqipëria, e ndjekur nga shoqëruesja e dytë, çmim ky që shkoi për miss-in nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe vendi i tretë per bukuroshen nga Belgjika.

Spektakli më prestigjioz i bukurisë, veç sfilatave të mbajtura nga vajzat pjesëmarrëse dhuroi plot emocione dhe surpriza. E tillë ishte edhe hapja e këtij edicioni  nga Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve, i cili më pas i la radhën sfilatës së parë, ku kokurentet nga e gjithë bota parakaluan me veshjet tradicionale shqiptare nën ngjyrat kuq e zi.

Publiku gjithashtu gjatë mbrëmjes u njoh edhe me rrugëtimin e vajzave nga veriu në jug të vendit përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në vendin tonë. Një traditë e këtij eventi madhështor, i cili prej 22 vitesh promovon në mënyrë të padiskutueshme vlerat historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.

Juria përzgjedhëse e këtij edicioni ishte e përbërë nga emra të njohur të modelingut, artit dhe gazetarisë, ndërsa moderimi u bë nga dy mbajtëse kurorash të mëparshme: Drita Ziri, Miss Globe 2022, përfaqësuese e Shqipërisë, dhe Maureen Montagne, fituese e Miss Globe 2021 në Tiranë.

Pas përfundimit të finales madhështore të “The Miss Globe 2025, në Pallatin e Kongreseve, u zhvilluan edhe festimet për 30-vjetorin e Deliart Association, organizata që ka sjellë ndër vite këtë spektakël në Shqipëri dhe botë. Mbrëmja u kthye në një homazh për tre dekada pune artistike, duke bashkuar ish-fitueset, organizatorët dhe personalitetet e kulturës në një festë plot emocione, muzikë dhe kujtime suksesi.

Nata e kurorëzimit të Miss Globe 2025 u transmetua drejtpërdrejt për një audiencë globale, përmes platformës së youtube dhe ekranit Vizion Plus.

Në këtë event morën pjesë 56 vajza nga e gjithë bota, të cilat kanë kaluar përzgjedhje paraprake dhe konkurse të shumta gjatë këtyre 15 ditëve së Miss Globe në Shqipëri.