Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“UÇK” marshon në Tiranë – mijëra qytetarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës ia mësyejnë protestës në Shqipëri

Në uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra ish-luftëtarë u pritën me përshëndetje ushtarake në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Drejtuesit e policisë së kësaj pike nga të dy shtetet u dekoruan nga ish-luftëtarët, të cilët në mënyrë solemne kaluan kufirin për të vazhduar drejt Tiranës, ku po mbahet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Moneytizer Paragrafi 2

Krahas tyre ishin edhe veteranë të tjerë që me motoçikleta u nisën për në kryeqytetin shqiptar. Por nuk ishin të vetmit që këtë të premte morën rrugën për në Shqipëri. Mijëra të tjerë, nga qytete të ndryshme të Kosovës, u nisën me autobusë për në Tiranë, për të përcjellë një mesazh të vetëm: “Liri për çlirimtarët”.

Të tjerë, individualisht, me flamuj kombëtar dhe ata të UÇK-së, u nisën për ta bërë edhe më të zëshme protestën mbarëkombëtare. Në këtë rrugëtim dhe me kërkesën për ndalimin e padrejtësive ndaj UÇK-së, nuk mungoi as Presheva.

Moneytizer Paragrafi 4

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata janë duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.

Artikull i sponzorizuar