Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli”, Kraki vjen me një reagim të fortë

 
   

Pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër Gjykatës Speciale për Kosovën, ka reaguar deputeti nga radhët e LVV-së, Nezir Kraki.

Përmes një postimi në Facebook, Kraki ironizoi me protestën dhe disa prej pjesëmarrësve, duke theksuar se “mungesa” e Fatmir Shehollit – të cilin ai e quan “spiun i Serbisë” – është simptomë e një problemi më të thellë në skenën politike shqiptare, përcjell “Bota sot”.

“Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli. Spiun i Serbisë dhe mik i ngushtë i shumë prej atyre që ishin në rreshtin e parë.

Serbia ka shumë Fatmir Sheholla në mesin tonë, prandaj Gjykata Speciale u realizua aq shpejt dhe pati aq shumë lobues.

#KosovaShtet”, shkroi Kraki.

Reagimi i tij lë të kuptohet se, sipas tij, në mesin e organizatorëve dhe mbështetësve të protestës ka individë që kanë pasur ose kanë lidhje të dyshimta, të cilat në të kaluarën mund të kenë kontribuar në krijimin apo fuqizimin e Gjykatës Speciale.