Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Gjilan, kanë mbetur edhe shtatë vendvotime të paprocesuara nga 146 sosh sa ka Gjilani. Në total janë numëruar 95,21% e votave.
Nga votat e diasporës Alban Hyseni i LVV-së ka marrë 51.77%, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 36.32%.
Por deri më tani kjo është e pamjaftueshme për Alban Hysenin të fitojë pa balotazh, kur kanë mbetur edhe votat e shtatë vendvotimeve.
Nga rezultatet e deritanishme, Alban Hyseni ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30 sosh.
																									 
														 
																													 
													 

