Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halil Geci: Propaganda serbe në KS të OKB-së dhe heshtja e botës

 
   

Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e cilësuar paraqitjen e përfaqësuesit serb Marko Gjuriç si shembull tipik të propagandës serbe.

Në një postim në rrjete sociale, Geci ka theksuar se Serbia po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë, ndërsa me ndihmën e lobit ruso-kinez tenton të shtrembërojë të vërtetën për Kosovën.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ajo “i tregoi botës se e vërteta e Kosovës nuk mposhtet me propagandë”.

Sipas Gecit, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj gënjeshtrave të Serbisë dhe përfshirja e “elitave shqiptare të shitura” është shqetësuese, por e vërteta e Kosovës do të mbetet më e fortë se çdo mashtrim.

Postimi i plotë:

PROPAGANDA SERBE NË KËSHILLIN E SIGURIMIT DHE HESHTJA E BOTËS

E vërteta nuk mund të tjetërsohet, sado që Serbia dhe argatët e saj të përpiqen ta shtrembërojnë historinë.

Raportimi i fundit i Marko Gjuriçit në Këshillin e Sigurimit është shembulli më i qartë i propagandës së vjetër serbe që përpiqet të paraqesë agresorin si viktimë.

Me gjuhë të stisur e me mbështetjen e lobit ruso-kinez, Serbia po përpiqet të tjetërsojë gjendjen reale në veriun e Mitrovicës, aty ku pas luftës, me ndihmën e KFOR-it francez, u vranë, u dëbuan dhe u grabitën pronat e shqiptarëve autoktonë.

Fatkeqësisht, kësaj propagande i janë bashkangjitur edhe disa nga “elitat” shqiptare të shitura, politikanë e analistë që për një interes të vogël kanë robëruar shpirtin e tyre, duke i bërë argatin Beogradit.

Edhe pse sot sytë e botës janë mbi Kosovën, askush nuk guxon t’i thotë Serbisë hapur:

“Mjaft me gënjeshtra!”

Kur dihet qartë se ajo është nën hijen dhe armatimin e Rusisë dhe Kinës, e përkrahur në çdo hap nga forcat që kurrë s’e deshën paqen në Ballkan.

Në këtë skenë të rreme, qëndroi me dinjitet Zonja Donika Gërvalla, e cila në paraqitjen e saj i tregoi botës se e vërteta e Kosovës nuk mposhtet me propagandë.

Të gjithë ata që sot flasin në frymën e Beogradit, janë pasardhës shpirtërorë të atyre që dikur i shërbenin Millosheviçit — dhe kjo histori po përsëritet, por tani me maska të reja.

Serbia nuk është vetëm në këtë betejë të rreme: ajo i ka pranë tradhtarët shqipfolës, që me zell i shërbejnë kauzës së saj kundër Kosovës.

Por e vërteta është e fortë dhe Kosova ka miq, ka dinjitet, dhe mbi të gjitha, ka Çeveri që ju thotë stop rrencave !