Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

`Thaçi e të tjerët`, anulohen seancat e javës tjetër, gjyqi nis më 3 nëntor

 
   

Gjykata Speciale ka njoftuar se seancat e javës së ardhshme në Hagë janë anuluar.

Përderisa, në mesin e nëntorit janë shtuar disa seanca të reja.

Njoftimi:

Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor). Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës.