Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja shqiptare, Elisa Spiropali në vizitë zyrtare në Izrael

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, në përgjigje të ftesës së bërë nga homologu i saj, Gideon Sa’ar.

Gjatë qëndrimit të saj, Spiropali do të pritet në një takim bilateral nga ministri Sa’ar dhe do të zhvillojë bisedime edhe me kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, ku në fokus do të jenë zhvillimet rajonale, bashkëpunimi ekonomik, inovacioni dhe interesat strategjike të përbashkëta.

Ndalesën e saj të parë në Izrael, ministrja Spiropali e pati në vendndodhjen e Festivalit Nova, në homazh të viktimave të 7 tetorit 2023.

Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.