Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk ishim në dijeni” – Të akuzuarit mohojnë fajësinë për 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili

 
   

Gjyqit në rastin e njohur si “400 kg kokainë”, po i afrohet fundit.

Seanca e së enjtes, ku u planifikua dhënia e mbrojtjes nga ana e të akuzuarve, nisi me telashe teknike në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca u shtye për disa orë si shkak i mungesës së energjisë elektrike në Pallatin e Drejtësisë.

Në sesionin e pasdites, mbrojtjen e dha i akuzuari kryesor, pronari i kompanisë “MCFood”, Izet Sheqiri.

Ai mohoi sërish përfshirjen në trafikim me narkotikë.

Përgjatë dhënies së mbrojtjes së tij u shfaqën edhe një herë pamjet brenda kompanisë ku mbahej malli, të cilat i komentoi Sheqiri.

Sheqiri tregoi se si iu kishte shkuar një kamion me mungesë dhe dëmtim të mallit, pak kohë para ngjarjes.

Për këtë, prokurori e pyeti të akuzuarin se a kishte dijeni se në këtë ngarkesë ishte gjetur narkotikë nga shtetet e huaja.

Të enjten, mbrojtjen e nisi edhe i akuzuari tjetër, Kadri Sheqiri.

Ai shpjegoi se çfarë kishte menduar kur kishin shkuar policët në depon e kompanisë “MCFood”, ditën kur është gjetur sasia e narkotikëve.

Përpos Izet e Kadri Sheqiri, për 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen edhe Faton Vrajolli, Kadri Rrahimi e Fehmi Bytyqi.