Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes Agim Jonuz, analist dhe publicist i njohur nga Shkupi

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të analistit dhe publicistit të njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, një prej figurave më të spikatura të opinionit publik në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve familjare, Jonuz ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, pas disa ditësh qëndrimi në spital.

Agim Jonuz njihej për analizat e tij të mprehta dhe komentet e drejtpërdrejta mbi zhvillimet politike, shoqërore dhe ndëretnike në vend. Ai ishte shpesh i ftuar në debate televizive dhe vlerësohej për qasjen e hapur dhe argumentimin e guximshëm.

Gjatë karrierës, Jonuz kishte ushtruar edhe funksione publike, përfshirë atë të zëdhënësit të Qeverisë, dhe ishte aktiv në gazetari dhe publicistikë.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë kolegë, gazetarë dhe figura publike, të cilët kanë shprehur ngushëllime të thella për familjen e tij, duke e cilësuar Jonuzin si “një zë të veçantë që do t’i mungojë medias dhe debatit publik”.

Ceremonia e varrimit pritet të mbahet nesër në varrezat e Butelit në Shkup.

Tags: